RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Imran Khan largohet nga gjykata pasi iu dha lirimi me kusht

imran-khan-largohet-nga-gjykata-pasi-iu-dha-lirimi-me-kusht

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan është larguar nga ambientet e gjykatës në Islamabad, një ditë pasi Gjykata e Lartë vendosi se arrestimi i tij dramatik për akuzat për korrupsion ishte i paligjshëm.

Të premten në mbrëmje, partia e Khan tha se ai po shkonte për në qytetin e Lahore.

Gjykatësit i dhanë z. Khan lirimin me kusht, që do të thotë se ai nuk mund të arrestohet sërish për këto akuza për dy javë.

Gjykata urdhëroi gjithashtu se ai nuk mund të arrestohej për asnjë akuzë të ngritur pas të martës së kaluar deri më 17 maj.

Pavarësisht vendimeve, akuzat për korrupsion kundër z. Khan ende qëndrojnë. /mesazhi

Related posts

Italia po monitoron situatën në qytetin palestinez Qusra të rrethuar nga Izraeli, ku ndodhen edhe 5 italianë

admin

Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi

RTI

Polonia rrit presionin ndaj Gjermanisë për të përmbushur kërkesat për dëmshpërblime

admin