RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Komunat do të kenë 200 milionë euro më shumë gjatë vitit 2024

kurti:-komunat-do-te-kene-200-milione-euro-me-shume-gjate-vitit-2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryetarët e komunave, ku kanë diskuar për nivelin lokal dhe për iniciativat e Qeverisë.

Kurti gjatë fjalimit të tij tha se për herë të parë në takim po marrin pjesë edhe kryetarët e komunave veriore, teksa shtoi se në këto takime ka më së shumti përfaqësues të qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“Takimet koordinuese të nivelit qendror dhe atij lokal janë takimet ku ka më së shumti përfaqësues të qytetarëve, e rrjedhimisht edhe temat që trajtohen janë të dobishme dhe kanë në fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve”, theksoi ai.

Kryeministri shtoi tutje se lajm i mirë është se buxheti për komuna për vitin 2024 është rritur.

“Buxheti i përgjithshëm komunal arrin vlerën 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komuna gjatë kësaj qeverie, sesa në qeverisjet e kaluara”, tha ndër tjera ai.

Kurti tha se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror por edhe financat që pritet të konkretizohen mes bashkëpunimit të tyre.

Related posts

Gonxhja: Shqipëria dhe Turqia gëzojnë marrëdhënie shumë të mira, reflektohen edhe në fushën e turizmit

admin

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Autorët e këtyre krimeve duhet të sillen menjëherë para drejtësisë

admin

Kosovë, shkarkimi i kryeprokurorit të shtetit, ambasada amerikane bën thirrje për respektim të ligjeve

admin