RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Takim Zelenskyy-Biden gjatë Samitit të G7-s në Japoni

takim-zelenskyy-biden-gjate-samitit-te-g7-s-ne-japoni

Presidenti i SHBA-së Joe Biden zhvilloi një takim dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Samitin e G7-s të mbajtur në Japoni, transmeton Anadolu.

Biden, në takimin e tij me Zelenskyyn, i cili mori pjesë në Samitin e G7-s të mbajtur në Hiroshima të Japonisë, deklaroi se do t’i sigurojnë Ukrainës municion dhe automjete të blinduara.

Duke njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh, Biden tha gjithashtu: “Ne jemi prapa Ukrainës dhe nuk do të shkojmë askund”.

Zelenskyy, nga ana tjetër, në një postim në Twitter falënderoi homologun amerikan për ndihmën financiare prej 37 miliardë dollarësh dhe ndihmën ushtarake në vlerë 375 milionë dollarë.

“Nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Zelenskyy.

“Ne diskutuam bashkëpunimin e mëtejshëm për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit tonë, zbatimin e Formulës së Paqes të Ukrainës dhe projektet e rindërtimit dhe përmirësimit të Ukrainës”, shtoi ai.

Zelenskyy deklaroi gjithashtu se në bisedimet me Bidenin, ata u fokusuan në çështje si integrimi euroatlantik i Ukrainës, samiti i NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius dhe garancitë e sigurisë të Kievit përpara anëtarësimit në NATO.

Related posts

Osmani takon Nikollën në Shqipëri: Kemi përkushtim për bashkërendim të Politikës së Jashtme me Shqipërinë

admin

Pronat e sekuestruara në veri të Milan Radoiçiqit i kalojnë në menaxhim Policisë së Kosovës

RTI

Kuvendi i RMV-së me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues

RTI