RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite dhe Kanadaja vendosin t’i rikthejnë marrëdhëniet e plota diplomatike

arabia-saudite-dhe-kanadaja-vendosin-t’i-rikthejne-marredheniet-e-plota-diplomatike

Kanadaja dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord t’i rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe të caktojnë ambasadorë të rinj, sipas deklaratave nga të dy vendet, duke i dhënë fund pasojave nga një mosmarrëveshje e vitit 2018, transmeton Anadolu.

Ky hap erdhi pasi kryeministri Justin Trudeau ishte takuar me princin saudit të kurorës Mohammed Bin Salman në margjinat e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Bangkok më 18 nëntor 2022.

Zyra e Çështjeve Globale e Kanadasë (Global Affairs Canada) tha në një deklaratë se është “vendosur për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Arabinë Saudite në nivelin e mëparshëm”, duke shtuar se Kanadaja ka emëruar Jean-Philippe Linteaun ambasador të ri në Riad.

Paralelisht me këtë, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se “në vazhdën e asaj që është diskutuar midis princit të kurorës Mohammed bin Salman dhe kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau, është vendosur që të rikthehet niveli i marrëdhënieve diplomatike me Kanadanë në gjendjen e mëparshme”.

Arabia Saudite dëboi ambasadorin kanadez dhe ngriu investimet me Kanadanë në gusht 2018, pasi Kanadaja i bëri thirrje Riadit që të “lirojë menjëherë” aktivistët e shoqërisë civile dhe të të drejtave të grave, përfshirë Samar Badawin.

Related posts

Blinken ia përsërit Netanyahut se duhet të mbrohen civilët në Gaza

admin

Të takohesh me një kriminel….

admin

Sindikata e dytë më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar mbështet lëvizjen e bojkotit të Izraelit

admin