RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina gati për kundërsulmin e madh

ukraina-gati-per-kundersulmin-e-madh

Ukraina është gati për ta nisur kundërofensivën e madhe të pritur kundër forcave të Rusisë.

Këtë ia ka thënë BBC-së, Oleksiy Danilov, njëri nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Kiev, transmeton KlanKosova.tv.

Ai nuk ka thënë një datë por që ka thënë se një sulm për rimarrje të territorit të okupuar nga Vladimir Putin mund të nisë “nesër, pasnesër apo brenda javës”.

Danilov ka bërë me dije se qeveria ukrainase “s’ka të drejtë gabimi” në vendimin e marrë ngase sipas tij kjo është një mundësi historike që nuk duhet humbur.

Derisa ka dhënë intervistën për BBC-në përmendet se ka marrë një telefonatë nga presidenti Volodymyr Zelensky për të diskutuar rreth kundërsulmit.

Danilov është njeriu kryesor në kabinetin e Zelensky për luftën që po bën Ukraina.

Related posts

Trump vlerëson Iranin për anulimin e ekzekutimeve

admin

Starmer: Të shtënat nga anija ruse në Kanalin e La Manshit janë shqetësuese, Britania përballet me sulme të formave të ndryshme nga Rusia çdo ditë

admin

Belgjika: Shembja e selisë së UNRWA-s nga Izraeli në Jerusalemin Lindor shkel të drejtën ndërkombëtare

Muhamet Ramadani