RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri Krasniqi: Kryetarët në veri do të vazhdojnë punën në objektet e komunave

ministri-krasniqi:-kryetaret-ne-veri-do-te-vazhdojne-punen-ne-objektet-e-komunave

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se kryetarët e komunave veriore do të vazhdojnë të dalin në zyret e tyre edhe të hënën.

“Ata e kanë filluar punën e tyre në objektet e komunës dhe do të vazhdojnë të punojnë prej objekteve të komunës”, ka deklaruar Krasniqi.

I pyetur lidhur me reagimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe nëse Qeveria Kurti do të tërhiqet, Krasniqi ka thënë se ata s’janë kryetarë të emëruar, por të zgjedhur nga votat e qytetarëve.

“Krejt çka mund të them në këtë moment, është që ky është proces demokratik. Ata kryetarë nuk janë të emëruar, por të zgjedhur nga votat e qytetarëve në një proces të pranum ligjor dhe kushtetues dhe kjo është e rëndësishme. Ne si MAPL do të fokusohemi në maksimum ti mbështesim kryetarëty në përmbushjen e mandatit të tyre ligjor dhe kushtetues”, ka thënë Krasniqi për Dukagjinin.

Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkroi në Twitter se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës” që sipas Blinken po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin.

”I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në postimin e Blinken.

Related posts

Kosovë/ U asfiksuan pas djegies së një kolltuku, humbin jetën tragjikisht burrë e grua në Rehovec

admin

Osmani dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

admin6

Shpërthim në Lagjen e Universitetit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

admin