RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA paketë të re ndihme prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën

shba-pakete-te-re-ndihme-prej-300-milione-dollaresh-per-ukrainen

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një paketë të re ndihme ushtarake prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën, që pritet të përfshijë municione për sistemin e mbrojtjes me raketa Patriot, i thanë Zërit të Amerikës zyrtarë të mbrojtjes.

Zyrtarët, të cilët folën me Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, përpara njoftimit zyrtar për paketën këtë të mërkurë, thanë se ndihma e fundit përfshin gjithashtu raketa për sistemet raketore të artilerisë së lartë HIMARS dhe më shumë municione tankesh përpara një kundërofensive të pritshme nga trupat ukrainase.

Në momentin që njoftohet, paketa e ndihmës do të shënojë rastin e 39 të tërheqjes me autorizim nga presidenti të pajisjeve ushtarake nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes që kur Rusia ndërmori sulmin ndaj Ukrainës, në shkurt 2022.

Që nga nisja e agresionit rus, Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar Ukrainës ndihma në fushën e sigurisë në shumën prej 37 miliardë dollarësh. /voa

Related posts

Brenda një viti në Pejë 248 gra e 80 burra ishin viktima të dhunës në familje, Prokuroria ka ngritur 277 aktakuza

admin

Dy persona nga Gostivari humbin jetën pasi vetura bie në lumin Radika

Muhamet Ramadani

Shpërthime dëgjohen në veri të Izraelit pas lëshimit të raketave nga Irani

Hevzi