RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama dhe Kovaçevski takohen me Zelenskyyn në Moldavi

rama-dhe-kovacevski-takohen-me-zelenskyyn-ne-moldavi

Kabineti qeveritar në Shkup njofton se presidenti ukrainas Zelenskyy ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për mbështetjen në momente vendimtare dhe pa kalkulime.

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, kanë zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Sipas njoftimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, takimi u zhvillua në margjinat e Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Chișinău, Moldavi.

Kovaçevski theksoi mbështetjen e fortë që Maqedonia e Veriut i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Moskës kundër Kievit në shkurt të vitit të kaluar.

“Maqedonia e Veriut dënoi agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të përcaktuar rrugën e saj. Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje në çdo formë që Ukraina ka nevojë”, ka theksuar Kovaçevski.

Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, falënderoi për mbështetjen që populli ukrainas merr nga Maqedonia e Veriut dhe tha se ajo vjen në momente vendimtare.

“Ju nuk keni bërë kalkulime, keni qenë pranë nesh që nga dita e parë dhe populli ukrainas dhe ne e vlerësojmë këtë”, shtoi ai, sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Dy anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

admin

Dyshime, pikëpyetje dhe “zakone” të vjetra, analiza: Çfarë tregon për lidhjet SHBA-Rusi shpërfillja e paralajmërimit për sulmin në Moskë

admin

OKB pritet të shpallë se Izraeli dhe Hamasi po shkelin të drejtat e fëmijëve në konfliktin armatosur

admin