RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çka mund të ndodh nëse nuk kujdeseni për dhëmbët tuaj?

cka-mund-te-ndodh-nese-nuk-kujdeseni-per-dhembet-tuaj?

Higjiena e dobët orale nuk është vetëm e pakëndshme, por ajo mund të shkaktojë edhe shumë probleme shëndetësore.

Ekspertët shëndetesorë thonë se sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të çojë në një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse që prekin zemrën, trurin dhe mushkëritë.

Bakteret në gojën tuaj që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve mund të pengojnë edhe qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar një sërë problemesh për organet e trupit tuaj.

Sipas ekspertëve, njerëzit me sëmundje të mishrave të dhëmbëve kanë gati dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundja koronare e zemrës, shkruan The Sun.

Bakteret në gojën mund të prodhojnë proteina në gjakun tuaj që shkaktojnë bllokime në arterie, duke çuar potencialisht në një atak në zemër.

Ekspertët gjithashtu kanë bërë të ditur se gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe inflamacioni mund të shkaktojnë ndryshime në mënyrën se si gjaku dhe oksigjeni hyn në trurin tuaj.

Sipas tyre, sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka më shumë gjasa të ndodh tek njerëzit me diabet.

Related posts

Etiketimi “dietë” në fakt nuk do të thotë se produkti është disi më i shëndetshëm, kanë treguar studimet e fundit. Ekspertët pohojnë se produktet e qumështit nuk janë një zgjedhje e mirë për mëngjes, sepse kanë një përqindje të ulët yndyre dhe nuk përmbajnë proteina të mjaftueshme për të na mbajtur të ngopur. Për këtë, menjëherë pas konsumimit të tyre, ndihemi të uritur. Prandaj, kosi i zakonshëm është një zgjidhje shumë më e mirë.  Një tjetër ushqim në listë është lëngu i shtrydhur. Një numër i madh njerëzish mendojnë se marrja e një doze të madhe vitaminash me lëng të shtrydhur është e mirë për trupin e tyre. Megjithatë, ky nuk është rasti. Lëngjet e shtrydhura, veçanërisht nga portokalli dhe limonët, mund të përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri si lëngjet që blejmë. Dhe gjalpi mund të përmbajë një sasi të madhe të vitaminave A dhe E, si dhe yndyrna të shëndetshme, por përveç kësaj, përmban shumë yndyrna të ngopura që mund të kenë një efekt të dëmshëm në zemër dhe enët e gjakut. Si zëvendësues të tij, nutricionistët rekomandojnë gjalpin e kikirikut, sepse ju ngop më mirë.

admin

Një arsye më shumë për të shmangur puthjet te foshnjet e porsalindura

admin

Si të shmangni shqetësimet te sytë nga qëndrimi i gjatë në kompjuter!

admin