RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Turqia nis një batalion komandosh në Kosovë

turqia-nis-nje-batalion-komandosh-ne-kosove

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka dalë me një vendim për dërgimin e një batalioni komando në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4 dhe 5 qershor.Në këtë komunikatë, Turqia ka thënë se vazhdon të kontribojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve dypalëshe.

Në komunikatë, Kosova quhet “mike dhe vëllazërore” e Turqisë.

“Në këtë kuadër, vendi ynë ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan, ku kemi vlera të përbashkëta historike dhe kulturore; kështu bëjmë thirrje palëve për përmbajtje për zgjidhjen e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës mike dhe vëllazërore, të cilat dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se një batalion komando i lidhur me komandën e Brigadës së 65 të Këmbësorisë, që ishte caktuar më parë në Forcën e NATO-s (KFOR) në Kosovë si njëri rezervë me kërkesën e bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli të Italisë do të transferohet në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4-5 qershor.

Related posts

OBSH: Pandemia tjetër po na troket në derë, duhet të na gjejë të përgatitur

Muhamet Ramadani

“9 shtetas të huaj të vrarë nga persona të armatosur të paidentifikuar në Iranin juglindor”

admin

Putini kërcënon liderët e Wagnerit që u rebeluan

Muhamet Ramadani