RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite plagosin 2 palestinezë dhe arrestojnë 22 të tjerë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-plagosin-2-palestineze-dhe-arrestojne-22-te-tjere-ne-bregun-perendimor

Dy palestinezë u plagosën dhe 22 të tjerë u arrestuan në bastisjet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar të hënën, njoftoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, transmeton Anadolu.

Forcat izraelite bastisën qytetet Dayr al-Ghusun dhe Anabta pranë qytetit Tulkarem në veri të Bregut Perëndimor, duke shkaktuar përleshje me banorët vendas, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa.

Dy persona u plagosën nga plumbat izraelite ndërsa dhjetëra pësuan asfiksim të përkohshëm nga bombolat e gazit lotsjellës të hedhur nga forcat izraelite, sipas Wafa-s.

Ndërkohë, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se 22 palestinezë u arrestuan nga forcat izraelite, përfshirë 15 në qytetin Al-Mughayer, në lindje të qytetit Ramallah.

“Qyteti ka qenë nën një rrethim ushtarak izraelit në 24 ditët e fundit”, thuhet në deklaratën e Shoqatës.

Ushtria izraelite nuk është prononcuar lidhur me raportet e fundit.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve në “kërkim”.

Sipas shifrave palestineze, Izraeli aktualisht mban rreth 4.800 të burgosur palestinezë.

Related posts

Koreja e Veriut vazhdon të ndajë një pjesë të madhe nga buxheti për mbrojtjen

admin

Disa të plagosur në veri të Izraelit pas sulmit me dron të Hezbollahut

admin

Scholz dhe Biden diskutojnë mbi situatën në Lindjen e Mesme

Muhamet Ramadani