RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlandë – Ministri i Jashtëm Haavisto shpall kandidaturën për president

finlande-–-ministri-i-jashtem-haavisto-shpall-kandidaturen-per-president

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto njoftoi sot kandidaturën e tij për president.

“Kam vendosur të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024”, njoftoi politikani i të Gjelbërve në një konferencë për shtyp, në Helsinki.

Drejtuesja e Partisë së Gjelbër, Maria Ohisalo shprehu mbështetjen e saj, menjëherë pas njoftimit.

Kjo është përpjekja e tretë e Haavisto për të marrë postin më të lartë të Finlandës.

Finlanda do të zgjedhë presidentin e ri më 28 janar.

Presidenti aktual, Sauli Niinistö nuk lejohet të kandidojë përsëri pasi ka shërbyer për dy mandate.

Haavisto u rendit i dyti, respektivisht në zgjedhjet e vitit 2012 dhe 2018, pasi Niinistö u shpall fitues. /atsh

Related posts

Fluks i kalimeve mes Meksikës dhe SHBA-së

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite plagosin 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

“Nuk jam i interesuar për negociata me Iranin”- Donald Trump: S’mendoj se do të mbetet dikush që ndoshta të thotë ‘ne dorëzohemi’

admin