RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada gjermane: Nuk kemi bojkotuar pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

ambasada-gjermane:-nuk-kemi-bojkotuar-pritjen-shteterore-per-diten-e-clirimit

Ambasada gjermane në Prishtinë tha se “nuk kemi bojkotuar” pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenca dhe Kryeministria për Ditën e Çlirimit më 12 qershor.

“Ambasada gjermane ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe zyrtarisht në të është përfaqësuar nga zëvendëskreu i misionit, siç ka ndodhur në shumë raste”, ka thënë për teve1.info, Sebastian Leuschner nga Ambasada gjermane.

Kjo mosmarrje pjesë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në këtë ngjarje, vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po i kërkon Qeverisë së Kosovës të qetësojë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe. Deri më tani, ekzekutivi në Kosovë nuk i ka plotësuar kërkesat e partnerëve të tij ndërkombëtarë.

Related posts

Raundi i ardhshëm i negociatave Rusi-Ukrainë pritet më 26-27 shkurt

Kushtrim Guraj

Ushtari izraelit tallet me studentët palestinezë pranë universitetit të bombarduar në Gaza

admin

RMV – Shaqiri: E nisim vitin shkollor më të përgatitur, rroga e shtatorit për 15% më e lartë

admin