RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti algjerian viziton Rusinë për bisedime bashkëpunimi

presidenti-algjerian-viziton-rusine-per-bisedime-bashkepunimi

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, ka filluar një vizitë 3-ditore në Rusi për bisedime mbi nxitjen e bashkëpunimit dypalësh, transmeton Anadolu.

Presidenca algjeriane njoftoi se vizita vjen pas një ftese nga presidenti rus, Vladimir Putin, për bisedime mbi forcimin e bashkëpunimit midis Algjerisë dhe Rusisë.

Siç raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve ‘TASS’, bisedimet midis dy presidentëve do të fokusohen në partneritetin strategjik midis Algjerisë dhe Rusisë, si dhe në një mori çështjesh ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Sahelit.

Diskutimet gjithashtu do të fokusohen në bashkëpunimin energjetik në kuadër të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+).

Gjatë vizitës, Tebboune do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në qytetin rus Shën Petersburg, që do të mbahet në datat 14-17 qershor.

Organizuar çdo vit që nga viti 1997, Forumi i Shën Petersburgut diskuton çështjet kryesore ekonomike me të cilat përballet Rusia, tregjet në zhvillim dhe bota.

Vizita e presidentit algjerian fillimisht ishte planifikuar për në muajin maj, por nuk u zhvillua për arsye të pa njohura.

Algjeria, sipas shifrave zyrtare të vendit, është partneri i dytë tregtar i Rusisë në Afrikë, me një vëllim këmbimi prej afër 3 miliardë dollarësh në vitin 2021.

Raportet ndërkombëtare tregojnë se Algjeria është importuesi i tretë i armëve ruse, ndërsa Moska konsiderohet financuesi i parë i ushtrisë algjeriane me armë dhe sisteme ushtarake me më shumë se 50 për qind.

Related posts

Kryeministrja e Italisë vizitë zyrtare në Pekin, Meloni zotohet të rifillojë lidhjet me Kinën

admin

Fillon protesta e serbëve në Veri

admin

Suspendohet një polic, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit sulmoi fizikisht një grua

admin