RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut lëshon 2 raketa të dyshuara balistike

koreja-e-veriut-leshon-2-raketa-te-dyshuara-balistike

Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa balistike të paspecifikuara me rreze të shkurtër veprimi nga një zonë në veri të kryeqytetit Phenian, raportuan mediat koreano-jugore dhe japoneze, transmeton Anadolu.

Duke cituar ushtrinë e Koresë së Jugut, agjencia Yonhap me bazë në Seul raportoi se lançimi i fundit, i kryer nga zona Sunan, mund të ketë qenë në shenjë proteste ndaj një serie të fundit të stërvitjeve të mëdha me zjarr të vërtetë nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja që përfundoi këtë javë.

Më herët gjatë ditës, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Veriut lëshoi një deklaratë duke denoncuar ato që i quajti stërvitje “provokative dhe të papërgjegjshme”.

Shtabi i Përgjithshëm i Seulit tha se e kanë detektuar lëshimin e raketave, por nuk dha më shumë detaje.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se raketat që arritën një lartësi maksimale prej rreth 50 kilometrash ranë brenda zonës ekskluzive ekonomike të vendit (EEZ), njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo me bazë në Tokio.

E para udhëtoi rreth 850 kilometra, ndërsa e dyta fluturoi rreth 900 kilometra.

Koreja e Veriut realizoi për herë të fundit një lëshim rakete më 13 prill.

Related posts

Türkiye dhuron pajisje për Policinë e Shqipërisë

admin

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, vritet 1 person, plagosen 3 të tjerë

Muhamet Ramadani

Daçiç udhëton drejt Moskës për të parë me Lavrovin ndeshjen Rusi-Serbi

admin