RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin 3 palestinezë dhe plagosin 29 në Bregun Perëndimor të pushtuar

forcat-izraelite-vrasin-3-palestineze-dhe-plagosin-29-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Forcat izraelite vranë tre palestinezë dhe plagosën 29 të tjerë në një bastisje në qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, ushtarët izraelitë bastisën Jeninin me dhjetëra automjete të blinduara ushtarake. Snajperë izraelitë u vendosën gjithashtu në disa shtëpi gjatë bastisjes.

Pas reagimit ndaj bastisjes, shpërtheu një përleshje mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë.

Forcat izraelite ndërhynë ndaj të rinjve palestinezë me plumba të vërtetë, gaz dhe bomba zhurmuese.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, thuhet se në bastisjen e kryer nga ushtarët izraelitë në Jenin, tre palestinezë u vranë dhe 29 palestinezë të tjerë u plagosën nga plumba të vërtetë.

Pesë nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Forcat izraelite, të cilët bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsi Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. Herë pas here shpërthejnë përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe banorëve palestinezë, të cilët reagojnë ndaj bastisjeve.

Related posts

Shqipëria pret që numri i turistëve izraelitë të arrijë në 60.000 deri në fund të vitit

admin

Kosovë/ KQZ miraton mbi 70 mijë votues nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit

admin

Kina bëhet shteti i parë që emëron ambasador në Afganistan

Muhamet Ramadani