Një qytetar është raportuar se ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar në Ferizaj, derisa mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij në qendër mjekësore, raporton teve1.info
Sipas komunikatës së Policisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës , në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në komunikatë