RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AIP apelon partitë politike të respektojnë privatësinë e qytetarëve gjatë zgjedhjeve

aip-apelon-partite-politike-te-respektojne-privatesine-e-qytetareve-gjate-zgjedhjeve

Pesë ditë para zgjedhjeve nacionale të 7 qershorit, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka përsëritur thirrjen ndaj partive dhe subjekteve politike për respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

AIP u ka kërkuar subjekteve politike që çdo përpunim i të dhënave personale të bëhet mbi bazë ligjore, përfshirë pëlqimin e qytetarëve ose interesa të tjera të përcaktuara me ligj, duke theksuar se të dhënat e mbledhura në funksione publike nuk duhet të përdoren për marketing politik.

Po ashtu, agjencia ka kërkuar që të mos ekspozohen të dhënat personale përmes e-mail-it, SMS-ve apo thirrjeve telefonike pa pëlqim paraprak, si dhe të respektohet e drejta e qytetarëve për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave të tyre në çdo kohë.

Në thirrje përfshihet edhe ndalimi i profilizimit apo përpunimit masiv të të dhënave të ndjeshme pa bazë të qartë ligjore, si dhe detyrimi për transparencë të plotë përmes politikave të qarta të privatësisë të publikuara në mënyrë të qasshme.

AIP thekson se partitë dhe subjektet politike duhet të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me kërkesat ligjore, me qëllim ruajtjen e integritetit zgjedhor dhe besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Related posts

OBSH: Mbi 1.700 të vdekur në Portugali dhe Spanjë nga vala e të nxehtit në Evropë

admin

Ish-presidenti francez Sarkozy boton librin “Ditari i një të burgosuri”

RTI

Netanyahu: Izraeli dhe Arabia Saudite janë “afër marrëveshjes historike”

admin