RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirimi i tre policëve, Sveçla e quan lojë të Serbisë

lirimi-i-tre-policeve,-svecla-e-quan-loje-te-serbise

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur lojë të Serbisë lirimin e tre policëve dhe konfirmimin e aktakuzës ndaj tyre.

“Serbia vazhdon me lojërat e saj.
Policët tanë sot kthehen në Republikën e Kosovës, në familjet e tyre e në radhët e Policisë së Kosovës. Për t’u bashkuar kështu me kolegët e tyre në misionin e përbashkët për rend e ligj, siguri e sovranitet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Policët tanë kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës” shkruan Sveçla në reagim.

Related posts

Iz’raeli do të pranojë paketë ndihme ush’tarake prej 8,7 miliardë dollarësh nga SHBA-ja

admin

Britania thotë se Kina ka mbyllur stacionet jozyrtare policore

admin

UNICEF-i: Mbi 13 milionë fëmijë në Sudan kanë nevojë për ndihmë

rezart morina