RTV AHIRETI
Kuzhinë

Bakllava e errët: Ëmbëlsira më e bukur dhe e ëmbël me arra, çokollatë dhe biskota!

bakllava-e-erret:-embelsira-me-e-bukur-dhe-e-embel-me-arra,-cokollate-dhe-biskota!

Provoni shijet e ndryshme të bakllavasë

Përbërësit:

– 300 g arra të bluara,
– 150 g biskota të bluara,
– 150 g çokollatë,
– 6 lugë griz,
– 150 ml vaj,
– 5 lugë sheqer,
– rreth150 ml ujë,
– 12 pestë për bakllava.

Shurupi:

– 700 ml ujë,
– 600 g sheqer.

Tjetër: vaj dhe ujë për lyerje të koreve (bashkë 100 ml).

Udhëzim:

Në fillim bëjmë shurupin, sepse ai duhet patjetër të jetë i ftohur.

Qesim sheqerin në ujë që të vlojnë dhe të zihen rreth 15 minuta, që të bëhet shurup i dendur, të cilin do t’ia qesim sipër bakllavasë.

E lëmë që të ftohet tërësisht dhe pastaj përgatisim bakllavanë për pjekje. I përziejmë të gjithë përbërësit e bakllavasë, i ngjeshim me ujë dhe vaj të cilët i kemi theksuar në përbërës.

Duhet që të përftohet masë jo shumë e fortë por e bashkuar mirë. Duhet vendosur peta e parë dhe duhet lyer me ujin e përzier me vaj (i theksuar nën “Tjetër”), dhe duhet të qitet peta e dytë të cilën më pak e lyejmë edhe nëpër skaje vëmë 1/6 e përbërjes të cilën e kemi tundur.

I mbështjellim skajet, që me rastin e pjekjes të mos rrjedhin. Kështu veprojmë me të gjitha 6x nga 2.

I radhisim në tepsi të lyer me vaj dhe e vëmë që të piqet në 220 gradë në furrën e nxehur më parë derisa bakllavaja të marrë ngjyrën e artë në të verdhë deri në të gështenjtë të shkëlqyeshme.

E nxjerrim bakllavanë dhe i qesim sipër shurupin e ftohur dhe e lëmë që të ftohet plotësisht, dhe pastaj e shërbejmë.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

The post Bakllava e errët: Ëmbëlsira më e bukur dhe e ëmbël me arra, çokollatë dhe biskota! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Çfarë duhet t’i shtoni lakrës turshi? Një bimë parandalon prishjen dhe përmirëson shijen

Muhamet Ramadani

Shpageta ose makarona me spinaq

admin

Qofte të pjekura në oriz

Muhamet Ramadani