RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Festa e “Vidovdanit”, Policia bllokon disa rrugë dhe merr masa shtesë që situata të kalojë pa incidente

festa-e-“vidovdanit”,-policia-bllokon-disa-rruge-dhe-merr-masa-shtese-qe-situata-te-kaloje-pa-incidente

Me rastin e festës së komunitetit serb – “Vidovdanit”, kremtimi qendror i së cilës mbahet në Graçanicë, do të bllokohen disa rrugë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përcjell teve1.info

“Festa e Vidovdanit mbahet në Graçanicë duke filluar nga ora (07:00), andaj do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit”, thuhet në njoftim.

PK-ja po ashtu ka bërë të ditur se do të ndërmirren masat e nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

“Vidovdani” është një festë fetare, që e shënon Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në Betejën e Kosovës kundër ushtrisë së Perandorisë Osmane, në vitin 1389.

Related posts

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë mbledhje urgjente të premten për të diskutuar shpërthimet në Liban

Muhamet Ramadani

Ush’tria iz’raelite vret 51 pa’lestinezë gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Ga’zës

admin

Presidenti i Azerbajxhanit akuzon Iranin për “akt terrorist” pas sulmit me dron në Nakhchivan

admin