RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vetitë e mrekullueshme të vajit të arrave në shëndet dhe kozmetikë

vetite-e-mrekullueshme-te-vajit-te-arrave-ne-shendet-dhe-kozmetike

Arrat njihen si një antioksidant natyral dhe kardiologët rekomandojnë konsumin e tyre për ata që vuajnë nga nivelet e larta të kolesterolit të keq në gjak dhe shfaqin risqe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Për të njëjtin motiv, edhe vaji i arrave është një aleat i mirë i zemrës. Por cila janë përfitimet e tij dhe si duhet ta përdorim?

Vetitë e vajit të arrave

Elementet që përmban e bëjnë një antioksidant të shkëlqyer, kështu zvogëlon ndjeshëm nivelet e kolesterolit të keq.

Është një burim i mrekullueshëm i acideve Omega 3 dhe 6, të cilat e bëjnë shumë të çmuar për shëndetin e zemrës, arterieve dhe qelizave nervore. Veç të tjerash përmban vitaminë K, shumë e rëndësishme në procesin e koagulimit të gjakut dhe u rekomandohet shumë atyre që vuajnë nga hemorragjitë e vogla, si epistaza apo menstruacionet e shumta.

Vaji i arrave: vetitë kozmetike

Vaji i arrave, falë vlerave antioksidante dhe vitaminave e yndyrave Omega 3 dhe omega 6, ka veti hidratuese dhe ushqyese. Jo rastësisht përdoret në produktet e industrisë kozmetike.

Si ruhet vaji i arrave

Për shkak të karakteristikave, vaji i arrave duhet mbajtur larg dritës dhe të konservohet në shishe qelqi. Duhet përdorur për 3-4 muaj.

Related posts

Sa kafe duhet të pini në ditë që mos prekeni nga skleroza

admin

Cilat lloje të mollëve janë më të mira për shëndetin tonë?

admin

Preokupohu edhe ti!

Muhamet Ramadani