RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situatë e qetë në Jarinjë, motoçiklistët nga Serbia nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

situate-e-qete-ne-jarinje,-motociklistet-nga-serbia-nuk-lejohen-te-hyjne-ne-kosove

Motoçiklistët nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinjë gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes. Megjithatë, situata është e qetë.

Rreth 50 motoçiklistë që janë nisur nga Serbia ia mësynë territorit të Kosovës gjatë së premtes. Por Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e tyre. Pas refuzimit për të hyrë në Kosovë, vetëm 10 deri në 15 motoçiklistë kanë mbetur në pritje pranë pikës kufitare në Jarinjë.

Motoçiklistët janë njoftuar me vendimin që nuk do t’u lejohet hyrja. Nuk ka pasur reagim nga ana e tyre.

Situatë vijon të jetë e qetë.

Janë larguar edhe policët shtesë, autoblindat e forcat e EULEX-it.

Related posts

Ulutash dhe Elshani diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

admin

VIDEO+FOTO/ Universi nuk është ai që kemi njohur deri më sot, NASA zbulon hartën e re të Kozmosit, ja se si duket! Ja çfarë gjeti teleskopi “SPHEREx”

admin

Sulm terrorist në një plazh në Somali, raportohet për mbi 30 viktima! Dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrit

admin