RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: Menaxhimi i veriut është i ndjeshëm, prandaj duam koordinim

hovenier:-menaxhimi-i-veriut-eshte-i-ndjeshem,-prandaj-duam-koordinim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e saj.

Por ka shtuar se situata në veri të Kosovës është e komplikuar dhe se mënyra se si Qeveria e Kosovës po e menaxhon është e ndjeshme.

Ka kërkuar koordinim më të madh të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, në mënyrë që sipas tij, të shmanget kriza.

“Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj. Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangin momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët”, ka thënë ai

Related posts

Kina shpreh mbështetje për Somalinë pas shtyrjes së vizitës së diplomatit të lartë

Muhamet Ramadani

Kurti takon ministrin e Punëve të Jashtme turke, diskutojnë për projekte të përbashkëta

admin

Kongresisti amerikan Torres: Serbia t’i tërheq trupat nga kufiri, po përshkallëzon situatën

Muhamet Ramadani