RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjenden tre trupa në Mitrovicë të Veriut të zhdukur nga lufta

gjenden-tre-trupa-ne-mitrovice-te-veriut-te-zhdukur-nga-lufta

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se të mërkurën, 12 korrik, janë hasur mbetje mortore të së paku tre personave që sipas ekspertëve mjekoligjorë mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Krahas gërmimeve në lokacione të ndryshme si në Prishtinë, Podujevë dhe Kamenicë, ekipet e IML-së dhe Policisë së Kosovës, kanë vazhduar gërmimet në lokacionin e quajtur “Vidimiriq”, në veri të Kosovës.

“Pas ekzaminimit më të hollësishëm, dhe pas konfirmimit të ADN-së, do t’iu njoftojmë me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve”.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas pranimit të rezultateve të ADN-së, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve.

“Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Related posts

KGJK shpall konkurs për 47 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

Muhamet Ramadani

Erdogan në takim me Putinin: Turqia mund të organizojë bisedime të paqes për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

RTI

OKB-ja bën thirrje që muslimanët e Arakanit të përfshihen në zgjidhjen e krizës në Mianmar

admin