RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell mirëpret zotimet e Kosovës: Presim hapa të mëtejshëm për shtensionim

borrell-mirepret-zotimet-e-kosoves:-presim-hapa-te-metejshem-per-shtensionim

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se e mirëpret përkushtimin e Kosovës për marrëveshjen e shtensionimit të situatës në veri.

Borrell ka shkruar në Twitter se pret që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë përparimi në këtë drejtim.

Ndërkaq, ka nënvizuar se do të vazhdojnë të punojnë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian me palët.

“E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deeskalim. Presim që #Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Related posts

Sot në Kosovë, nafta dhe benzina 2 cent më lirë

admin

Adidas heq nga reklamat Bella Hadid, 39 për qind e shitjeve të kompanisë vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut

Muhamet Ramadani

Pas tankeve gjermane, Zelensky: Na nevojiten edhe raketa dhe avionë luftarakë

admin