Ushtria e SHBA-së dërgoi një kolonë ushtarake dhe logjistike përforcuese të përbërë nga afërsisht 100 automjete në bazat e saj në provincën Haseke, provincë e cila është e pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG në Siri, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga Anadolu nga burime lokale, dy autokolona të forcave amerikane kanë hyrë dje në Hasakah përmes portës kufitare al-Walid, midis Irakut dhe Sirisë.
Dy autokolona prej rreth 100 automjetesh arritën në bazat e forcave të SHBA-së në vendbanimet Sheddadi, Rmelan dhe Tell Beyder në Hasakah të cilat janë të pushtuara nga organizata terroriste PKK/YPG.
Në autokolona kishte automjete të blinduara, cisterna karburanti dhe shumë automjete të mbushura me municione, të cilat mbroheshin me helikopterë nga ajri.
Ushtria e SHBA-së kishte dërguar përforcime në bazat dhe pikat në vendbanimet Rmelan, Sheddadi dhe Tell Beyder në Hasakah të pushtuara nga organizata terroriste PKK/YPG edhe më 6, 8, 22, 25 janar dhe 19, 20 qershor.
Prania e SHBA-së në Siri
Me fillimin e Operacionit “Burimi i Paqes” nga Turqia në tetor 2019, SHBA-ja teksa evakuonte bazat e saj në zonën e operacionit i dha përparësi vendosjes rreth fushave të naftës.
Duke vazhduar mbështetjen e tyre për organizatën terroriste PKK/YPG, forcat amerikane janë aktualisht të pranishme në shumë baza dhe pika ushtarake në rajonet e pushtuara nga organizata në provincat Haseke, Raqqa dhe Deir ez-Zor në Siri.
Washingtoni po dërgon vazhdimisht përforcime në bazat dhe pikat ushtarake të vendosura në fushat e naftës të pushtuara nga terroristët e PKK/YPG.