RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përleshje në Kuvendin e Kosovës

perleshje-ne-kuvendin-e-kosoves

Derisa kryeministri, Albin Kurti ishte duke folur në foltoren e Kuvendit, ai është sharë dhe ofenduar nga deputetet e opozitës.

Gjatë fjalimit të Kurtit, zëvendëskryeministri Bislimi largoi një fotografi ku shihet kryeministri me hund të madhe, ndërsa nga pamjet e kamerave shihet se deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shkonte drejt foltores së Kuvendit, ku ishte duke folur kryeministri Kurti e të cilit i hodhi ujë e më pas edhe Bislimit.

Pas kësaj ka reaguar ministri Murati për të ndalë, e Bislimi e gjuan me një shishe Lushtakun.

Në përleshje përfshihen edhe deputetë tjerë të PDK-së, ku nga pamjet shihet se Hajdar Beqa e godet ministrin Murati dhe shtynë ministren Haxhiu.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar që të ndërhyjë Policia e Kosovës.

Pas kësaj Kuvendi ka shkuar në pauzë për 30 minuta.

Related posts

OKB: Uria dhe zhvendosja po “dalin jashtë kontrollit” në Sudan mes dhunës së vazhdueshme

admin

Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron Somalinë në prag të përkeqësimit të krizës së urisë

Muhamet Ramadani

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Veri

admin