RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak pas takimit me Krasniqin: U pajtuam për de-eskalim dhe rikthim në dialog pa vonesa

lajcak-pas-takimit-me-krasniqin:-u-pajtuam-per-de-eskalim-dhe-rikthim-ne-dialog-pa-vonesa

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këtë të premte në Bruksel kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me të cilin kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës.

Pas takimit, Lajçak ka deklaruar se me Krasniqin janë pajtuar për nevojnë për de-eskalim dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa.

“Pati një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne ramë dakord për nevojën për të de-përshkallëzim dhe për rikthim në Dialog pa vonesë”, ka shkruar emisari evropian në Twitter.

Për takimin më herët ka njoftuar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se partia e tij do të angazhohet fuqishëm në shtensionimin dhe kthimin në normalitet në komunat në pjesën veriore të vendit.

Related posts

Shefi i UNRWA-s përshëndet mbështetjen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Muhamet Ramadani

Netanyahu thotë se do të investojnë 110 miliardë dollarë shtesë për industri të pavarur të mbrojtjes

admin

Polonia dëshiron të formojë “ushtrinë më të fortë në Evropë”

Muhamet Ramadani