RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Organizata e Bashkëpunimit Islam mirëpret thirrjen e Parlamentit Evropian për njohjen e Palestinës

organizata-e-bashkepunimit-islam-mirepret-thirrjen-e-parlamentit-evropian-per-njohjen-e-palestines

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) ka mirëpritur thirrjen e Parlamentit Evropian (PE) për njohjen e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga OBI thuhet se vlerësohet thirrja, që PE-ja bëri dje ndaj vendeve evropiane për “mbrojtjen e zgjidhjes me dy shtete dhe njohjen e shtetit të Palestinës” si dhe qëndrimi historik që ajo ka paraqitur me këtë thirrje.

Po ashtu në deklaratë thuhet se PE-ja duhet të ndalë aktivitetet e Izraelit për vendbanimet hebreje dhe se është kënaqësi të theksohet se këto vendbanime janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

OBI u ka bërë thirrje vendeve të Evropës që të njohin shtetin e Palestinës me kryeqytet Kudsin Lindor dhe në kuadër të kufijve të vitit 1967.

Related posts

Komandanti i KFOR-it pas takimit me Osmanin: Vazhdojmë të zbatojmë mandatin

RTI

Këshilli i Sigurimit i OKB-së viziton pikën e kalimit në Rripin e Gazës

admin6

Gjermania do të kryejë kontrolle kufitare gjatë Kampionatit Evropian, ja masat që po marrin autoritetet

admin