RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Temperaturat e larta përfshijnë Evropën Jugore

temperaturat-e-larta-perfshijne-evropen-jugore

Alarme të kuqe janë lëshuar për 16 qytete në Itali, pasi i nxehti ekstrem vazhdon në Evropën Jugore. Alarmet, që tregojnë se ka rrezik edhe për njerëzit e shëndetshëm, aplikohen për zonat turistike, ku hyn edhe Roma, raportoi BBC.

Temperatura më të larta priten në Evropë javën e ardhshme, ndërsa një tjetër valë e të nxehtit afrohet. Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka thënë se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia mund të përballen me kushte ekstreme.

Periudha e nxehtësisë intensive ndodh brenda strukturave natyrore të motit, por në botë ajo po bëhet më e shpeshtë, më intensive dhe po zgjat më shumë për shkak të ngrohjes globale. Qeveria italiane ka këshilluar ata që gjenden në zonat e alarmit të kuq që të shmangin daljen direkte në diell gjatë ditës. /koha

Related posts

Presidenti palestinez mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime

Muhamet Ramadani

A po përsëritet skenari i vitit 2014? PDK para një përçarjeje të re

RTI

Marina ruse nis stërvitje të madhe ushtarake në Detin e Veriut

Muhamet Ramadani