RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ushtria e Kosovës bëhet me Dronë Bayraktarë

ushtria-e-kosoves-behet-me-drone-bayraktare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ushtrisë së Kosovës tani i janë shtruar edhe dronët Bayraktar TB-2.

Këta dronë Qeveria i ka blerë nga Turqia.

Kurti tutje ka thënë se, për dy vjet qeverisje e kanë shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë.

‘’ Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.’’ Ka shkruar kryeminstri në Facebook

Related posts

Kina premton mosdërgimin e armëve në Rusi

Muhamet Ramadani

Blinken thotë se liderët kosovarë dhe serbë do të bëjnë kompromise të vështira, por përfitimet do të jenë të mëdha

admin

Protesta të gjera në Bolivi pas arrestimit të dhunshëm të guvernatorit opozitar

admin