RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Bota duhet ‘të përgatitet për valë më intensive të të nxehtit’

okb:-bota-duhet-‘te-pergatitet-per-vale-me-intensive-te-te-nxehtit’

Ndërsa miliona njerëz në hemisferën veriore po përballen me temperatura rekord, OKB-ja lëshoi një paralajmërim sot se valë të nxehta gjithnjë e më të forta mund të jenë duke ardhur, transmeton Anadolu.

“Po shohim rritje të vazhdueshme në frekuencën, kohëzgjatjen dhe intensitetin e valëve të të nxehtit”, tha John Nairn, këshilltar i lartë për temperaturat e larta pranë Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO).

“Këto ngjarje do të vazhdojnë të rriten në intensitet dhe bota duhet të përgatitet për valë të nxehta më intensive”, tha Nairn në një konferencë të OKB-së në Gjenevë.

Për vdekjet nga nxehtësia, ai tha se një studim i fundit llogarit se në Evropë, verën e kaluar pati 60.000 vdekje shtesë për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Ai theksoi se Evropa ka “disa nga sistemet më të forta në botë të paralajmërimit të hershëm dhe planet e veprimit për shëndetin gjatë temperaturave të larta”.

Nairn tha se rritja e valëve të njëkohshme të të nxehtit rreth hemisferës veriore është rritur gjashtëfish që nga vitet 1980, pa asnjë shenjë rënieje.

Aktualisht, korriku dhe gushti janë muajt më kritikë për valët ekstreme të të nxehtit, shtoi ai.

WMO-ja tha të hënën se temperatura të reja rekord mund të regjistrohen pasi valët intensive të të nxehtit po përfshijnë SHBA-në jugore, Mesdheun, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe disa vende në Azi.

Related posts

Emigrantët e kthyer prapa në ujërat turke nga elementët grekë tregojnë përjetimet e tyre

admin

Scholz: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të vazhdojë

rezart morina

Maqedonia e Veriut pret mbështetje nga BE për t’u ballafaquar me krizën energjetike

admin