RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Publikohet fotoja e 21-vjeçarit të dyshuar për masakrën në Serbi

publikohet-fotoja-e-21-vjecarit-te-dyshuar-per-masakren-ne-serbi

Policia serbe ka arritur të arrestojë të dyshuarin për masakrën e mbrëmshme në fshatrat afër Mlladenovcit.

Sipas raportimit të RTS, ai është gjetur dhe arrestuar në afërsi të Kragujevcit.

Tashmë në media është publikuar edhe fotoja e Uros B., 21 vjeçarit i cili vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë, ku 7 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Ai qëlloi në tri vende – në fshatin Dubonë, Malo Orašje dhe Šepšin dhe mbolli vdekjen me armë automatike, duke vrarë njerëz të pafajshëm. Të plagosurit që u dërguan në urgjencë janë në gjendje stabël pas ndihmës mjekësore.

I dyshuari ka precedentë penalë dhe është kundërvajtës lidhur me shkelje të Ligjit për Armët dhe Municionin.

Ndërmjet 8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij. Ai qëlloi edhe fëmijë të pafajshëm.

Related posts

ShSKUK furnizon spitalet me barna dhe material shpenzues

admin

Putin dhe Pezeshkian zhvillojnë telefonatë mes tyre, zbulohet për çfarë kanë rënë dakord

RTI

Osmani i përgjigjet KPK-së për kryeprokurorin, e akuzon për presion të paligjshëm

Muhamet Ramadani