RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bashkim Jashari merr pjesë në programin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes

bashkim-jashari-merr-pjese-ne-programin-e-departamentit-amerikan-te-mbrojtjes

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, po merr pjesë ne konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare, në Uashington DC.

Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare (SPP) është një program i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i menaxhuar nga Byroja e Gardave Kombëtare që lidhë Shtetet e Bashkuara me vendet partnere në të gjithë botën. Ky program ka për qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë të komandave luftarake gjeografike me shtetet përkatëse nëpër botë. Aktualisht programi ka rreth 100 shtete partnere nga e gjithë bota, dhe Kosova ndër to, numëron një histori te veçante të suksesit te partneritetit me Gardën Kombëtare te Iowas.

Gjeneral Jashari, bashkë me Gjeneral Majorin Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowas dhe delegacionin nga Kosova, po marrin pjesë në ngjarjet në kuadër të konferencës.

Related posts

Mbi 1 mijë gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë

RTI

Arrestohen katër persona të dyshuar për fajde dhe bixhoz

RTI

Taravari shkarkon edhe drejtoreshën e Toksikologjisë, Besija Iljazin

RTI