RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Zgjedhjet në veri ishin minë të cilën e shkelëm

lajcak:-zgjedhjet-ne-veri-ishin-mine-te-cilen-e-shkelem

Marrëveshja e dakorduar fillimisht më 27 shkurt në Bruksel e më pastaj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të lehtësuesin e këtij procesi, Miroslav Lajçak, është një moment historik.

Megjithatë rruga e cila të dërgon deri te zbatimi i saj në përpikëri, për emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është e minuar.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit në komunat veriore ishin njëri prej minave dhe për fat të keq ne shkelëm atë. Aktualisht fokusi ynë nuk është te normalizimi, por te menaxhimi i krizës”, ka thënë Lajçak në një intervistë për mediumin austriak, Kurier.

I pyetur për kritikat e parashtruar ndaj tij se është i anshëm në procesin e dialogut, Lajçak potencon se paanshmëria është prioriteti i tij.

“Marrëdhëniet mes BE-së dhe Serbisë janë komplekse, siç janë edhe ato mes BE-së dhe Kosovës. Puna e paanshme është prioriteti im”.

Duke folur për pesë shtetet mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës brenda Unionit, Lajçak, shton se të njëjtit po përcjellin me vëmendje epilogun e dialogut në mes të Kosovës dhe Sebrisë.

“Rezultati cilido qoftë ai do të ndikojë tek ata. Por të gjithë duan një normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mbështesin marrëveshjen e marsit”.

Më tej diplomatik sllovak ka thënë se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e kuptojnë sa i rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë sa i vështirë është procesi i dialogut për ta.

“Edhe Kurti edhe Vuçiq e dinë se çdo gjë për të cilën bien dakord do të shikohet nga afër nga qytetarët e tyre dhe publiku. Për shkak të këtij presioni, atyre iu desh një kohë që të krijonin një marrëdhënie pune. Mbaj mend që takimi i parë në 2021 nuk ishte i lehtë. Më pas ata mësuan të dëgjonin njëri-tjetrin dhe të mos pajtoheshin me respekt në vend që të fyenin njëri-tjetrin. Tani i jemi kthyer menaxhimit të krizave”.

Lajçak pret që Marrëveshja e Ohrit të nis të jetësohet derisa shprehet se pritja nuk ndihmon.

“Ne krijuam këtë momentum në pranverë, duhet ta përdorim”, përfundoi Lajçak.

Related posts

AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia

Muhamet Ramadani

Nga nesër, transportuesit e mallrave në rajon bllokojnë pikat kufitare në protestë kundër rregullave të reja në Shengen

admin

Rusia vendos sanksione ndaj 500 shtetasve amerikanë, përfshirë ish-presidentin Obama

Muhamet Ramadani