RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mitrovica zgjohet me mesazhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, KFOR-i monitoron situatën me helikopter

mitrovica-zgjohet-me-mesazhe-per-asociacionin-e-komunave-me-shumice-serbe,-kfor-i-monitoron-situaten-me-helikopter

Qytetarët më veri të Mitrovicës sot janë zgjuar me disa mesazhe që janë vendosur rrugëve të qytetit lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Mirë se vini në Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkruhet në pankartat dhe disa banerë që janë vendosur në qytet.

Kujtojmë se ditë më parë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, paralajmëroi se serbët në Kosovë do të nisnin formimin e Asociacionit, nëse Prishtina nuk tërhiqet nga vendimet për targat dhe dokumentet identifikuese.

Ndërkaq sot është parë edhe një helikopter i KFOR-it duke fluturuar mbi veriun e Kosovës.

Kujtojmë se mbrëmë KFOR reagoi me situatën e krijuar, duke thënë se janë të gatshëm të intervenojnë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit.

Serbia insiston në formimin e Asociacionit, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik. /

Related posts

“Samiti i NATO-s në Ankara do të nxjerrë në pah rolin në rritje të Turqisë në aleancë”

Irfan Jahiu

Si u përpoqën sionistët të gënjenin botën mbi “dhunën seksuale” të Hamasit

admin

Ushtria izraelite plagos dy palestinezë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

admin