RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Tjetër stuhi godet Serbinë, ka të vdekur

tjeter-stuhi-godet-serbine,-ka-te-vdekur

Një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse, e cila goditi Ballkanin, kanë bërë të ditur mediat lokale, të shtunën.

Stuhia e së premtes fillimisht goditi Slloveninë, duke vazhduar drejt Kroacisë, e më pas drejt Serbisë dhe Bosnjës, ku solli erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm.

Autoritetet raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike dhe dëme të mëdha, përfshirë pemë të shkulura, të cilat dëmtuan automjete dhe çati shtëpish, raporton AP.

Të mërkurën, një stuhi tjetër vrau gjashtë persona në rajon – katër prej të cilëve në Kroaci, një në Slloveni dhe një në Bosnjë.

Autoritetet raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike dhe dëme të mëdha, përfshirë pemë të shkulura, të cilat dëmtuan automjete dhe çati shtëpish, raporton AP.

Të mërkurën, një stuhi tjetër vrau gjashtë persona në rajon – katër prej të cilëve në Kroaci, një në Slloveni dhe një në Bosnjë.

Mediat lokale thonë se Novi Sadi është goditur më së ashpri, ku stuhia ka dëmtuar çatinë e një qendre ekspozitash në qytet. Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa shumë rrugë kanë mbetur të bllokuar në mëngjesin e 22 korrikut.

Në fshatin Kovaçica, në verilindje të Serbisë, një grua vdiq nga tymi, pas shpërthimit të një zjarri, kur rrufeja goditi një pemë pranë shtëpisë së saj, ka bërë të ditur RTS.

Policia serbe ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar për shkallën e dëmeve të shkaktuara nga stuhia.

Në Kroaci, stuhia shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të vendit, teksa autoritetet tashmë po angazhohen për të kontrolluar dëmet e lënga nga stuhia e së mërkurës.

“Ne po punojmë natë e ditë, pandërprerë”, ka thënë Nermin Brezovçanin, punonjës ndërtimtarie në kryeqytetin kroat, Zagreb, në një prononcim për transmetuesin shtetëror HRT.

Disa njerëz janë lënduar në një vendpushim turistik në gadishullin verior të Istrisë, plot me vizitorë nga jashtë gjatë verës. Bregu dhe ishujt kroatë në Detin Adriatik joshin miliona turistë çdo verë.

Sllovenia ka njoftuar se stuhitë, po ashtu, kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje në shtetin alpin, dhe ka paralajmëruar për vërshime të mundshme.

Gjetiu, në Evropë, një valë e vazhdueshme e të nxehtit ekstrem ka shkaktuar zjarre të egra dhe ka nxitur paralajmërime për shëndetin./REL

Related posts

Haxhi Shala dërgohet në Hagë

admin6

Përmbytjet shkaktuan mijëra viktima dhe dëme të mëdha, OKB apelon për më shumë ndihmë për të prekurit në Libi

admin

​Kosova pa institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale

rezart morina