RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

VMRO: Pushteti është duke i përgjuar qytetarët!

vmro:-pushteti-eshte-duke-i-pergjuar-qytetaret!

Kanë vazhduar akuzat për pushtetin edhe nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Ata akuzojnë pushtetin dhe kryeministrin Kovaçevski se po i përgjon në mënyrë të palejuar qytetarët e vendit. Sipas VMRO-së, edhe Prokuroria, prej një jave po hesht për skandalin e softuerit Predator, i cili synon të përgjojë qytetarët. Partia e Mickoskit pyet kryeministrin, Dimitar Kovaçevski se pse ka lejuar që Maqedonia e Veriut të blejë softuerin Predator, në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore.

“Kompania Sytrox, e cila është në listën e zezë të SHBA-së për shkelje të sigurisë kibernetike të qytetarëve dhe organizatave në mbarë botën, ka zhvilluar në Shkup softuerin spiun Predator. Me këtë softuer, Kovaçevski dhe LSD në mënyrë të paligjshme monitorojnë dhe përgjojnë masivisht qytetarët dhe drejtpërdrejt shkelin të drejtën kushtetuese për privatësi dhe fshehtësi”.

Kovaçevski, sipas opozitës maqedonase, dëshiron të qëndrojë në pushtet përmes një sërë aktesh kriminale, duke pushtuar sipas tyre, privatësinë e qytetarëve e me këtë duke dëmtuar imazhin e shtetit para partnerit strategjik për shkak të bashkëpunimit me një kompani që është në listën e zezë të SHBA-ve.

Sipas VMRO-së, prokuroria duhet të veprojë menjëherë pas këtyre informatave dhe të nisë një hetim se pse Kovaçevski guxoi të blejë softuerin Predator dhe se sa është numri i qytetarëve që monitorohen dhe përgjohen.

Samir Mustafa /shenja

Related posts

Osmani: Me SHBA-në të përgatisim draftin e Statutit për Asociacionin

Muhamet Ramadani

Kina përsërit thirrjen për kalim të lirë dhe të sigurt në Ngushticën e Hormuzit

Kushtrim Guraj

Gjermania akoma “pa vendim” për dërgimin e tankeve ‘Leopard’ në Ukrainë

admin