RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarret detyrojnë mijëra njerëz të evakuohen nga ishulli Rodos

zjarret-detyrojne-mijera-njerez-te-evakuohen-nga-ishulli-rodos

Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në ishullin e Rodosit, kanë bërë të ditur shërbimet e zjarrfikësve në Greqi. Anije private janë duke ndihmuar rojet detare greke në shpëtimin e njerëzve.

Marina greke po ashtu është nisur drejt zonës së famshme turistike.

Zëvendësshefi i zjarrfikësve në këtë ishull ka thënë se kjo është situata më e vështirë me të cilën janë përballur. Pesë helikopterë e 173 zjarrfikës janë duke operuar në zonë, ku tashmë raportohet për dëme në tri hotele. Greqia po përballet me mot përvëlues.

Meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat mund të arrijnë në 45 gradë celsius në fundjavë. Sipas autoriteteve në këtë vend, ky është korriku më i nxehtë në 50 vjetët e fundit në Greqi. /koha

Related posts

Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim

rezart morina

Izraeli ndalon udhëtimin e imamit të Xhamisë al-Aksasë, Shejh Ikrime Sabri

rezart morina

Presidenti ukrainas: Aneksimi rus është i pavlefshëm

admin