RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Masat e BE-së duhet të largohen para se të shpallim zgjedhjet në veri

kurti:-masat-e-be-se-duhet-te-largohen-para-se-te-shpallim-zgjedhjet-ne-veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian duhet të largohen para shpalljes së zgjedhjeve në veri.

Kurti, në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë tha se kjo nuk është kushtëzim ndaj BE-së, por është rrjedha logjike e gjërave që duhet të ndodhin.

“Marrëveshja e Bratisllavës duhet të zbatuar. Ne jemi duke përgatitur që të kemi zgjedhje në veri, ndërkaq presim qe masat ndëshkuese të largohen sa më mirë, natyrisht se presim që këto të largohen paraprakisht”, tha ai.

Kurti, i quajti të papranueshme edhe linçimet ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb. Ndërkaq, ai kërkoi reagimin ndërkombëtar ndaj kësaj fushate të egër linçuese, siç tha, të mbështetur nga Beogradi.

Megjithatë, Kurti tha se këto linçime duhet të jenë të papërfillshme nga këta policë.

Related posts

NATO: Po punojmë me SHBA-në për të kuptuar detajet e tërheqjes së trupave nga Gjermania

RTI

Forcat izraelite në tremujorin e parë të 2023, vranë 7 palestinezë dhe qindra arrestuan në Kuds

Muhamet Ramadani

Omani ka hapur korridor të përkohshëm detar në Ngushticën e Hormuzit

Hevzi