RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe BotëTurqi

Mehaj takon shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar

mehaj-takon-shefin-e-kompanise-qe-prodhon-dronet-bayraktar

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i cili po qëndron për vizitë në Turqi, ka takuar shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar.

Mehaj ka thënë se “blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes”.

“Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka thënë se “pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”.

Related posts

Pretendohet se Izraeli kreu sulme ajrore në disa pika ushtarake rreth Damaskut

admin

Presidenti Erdogan do të vizitojë Turkmenistanin më 11 dhe 12 dhjetor

Muhamet Ramadani

Në Speciale paraqitet dëshmitari i parë kundër Pjetër Shalës

admin