RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekretari Blinken zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Nigerit

sekretari-blinken-zhvillon-bisede-telefonike-me-presidentin-e-nigerit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum, diskutoi çështjen e grushtit të shtetit në Niger, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit, njoftohet se Blinken dhe Bazoum zhvilluan një bisedë telefonike.

Blinken ka shprehur “mbështetjen e palëkundur” kundrejt Bazoum dhe demokracisë së Nigerit dhe se SHBA kundërshton veprimet në drejtim të prishjes së rregullit kushtetues.

SHBA mbështet mbizotërimin e ligjit ka theksuar Blinken i cili ka thënë se ndodhen pranë popullit të Nigerit, Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) dhe partnerëve ndërkombëtar.

Grushti i shtetit në Niger

Në Nigeri, presidenti Mohamed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.

Gjenerali Abdurrahman (Omar) Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik njoftoi marrjen e drejtimit të juntës së emërtuar Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) dhe kalimin e tij në krye të qeverisë së përkohshme.

Related posts

Arabia Saudite do të mbjellë 100 milionë pemë përgjatë brigjeve të saj

Muhamet Ramadani

Presidenti Putin do të takohet me presidentin palestinez, Abbas

Muhamet Ramadani

Serbia nxit presion të vazhdueshëm ndaj bizneseve në veri të Kosovës, shënjestron transportues që mbështetën protestat studentore

Kushtrim Guraj