RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdojnë pritjet dhe kolonat në hyrje-daljet e Kosovës

vazhdojne-pritjet-dhe-kolonat-ne-hyrje-daljet-e-kosoves

Edhe mëngjesin e sotëm qytetarët janë duke u përballur me pritje dhe kolona në pikat kufitare në hyrje-daljet e Kosovës.

Shumica e bashkatdhetarëve tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre evropiane, ku ata jetojnë e veprojnë.

Njësoj sikurse ardhja e tyre, edhe tash me kthimin e tyre mërgimtarët janë duke u përballur me pritje e kolona në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të fundit që Qendra e Menaxhimit Kufitar i ka përditësuar në 07:49, shihet se kolonë e pritje më të madhe ka në pikën kufitare Merdar në dalje të Kosovës.

Aty bashkatdhetarët janë duke pritur deri në një orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas këtyre të dhënave, në këtë pikëkalim pritja është deri në 40 minuta dhe kolona arrin deri në 250 metra.

QMK-ja bën të ditur se nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës pritja nuk është më e gjatë se pesë minuta.

Related posts

Presidentja e Komisionit Evropian do të zhvillojë vizitë dy ditore në Kinë

admin

Qindra mijëra persona në Kenian veriore përballen me thatësirë katastrofike

admin

Iraku kundërshton sulmet ndaj shteteve të Gjirit, zotohet të bllokojë sulmet ndërkufitare

Kushtrim Guraj