RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: 122 fëmijë humbën jetën nga epidemia e difterisë në Nigeri

unicef:-122-femije-humben-jeten-nga-epidemia-e-difterise-ne-nigeri

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se 122 fëmijë humbën jetën nga epidemia e difterisë në Nigeri brenda 7 muajve, transmeton Anadolu.

Zyrtarja për Komunikim e UNICEF-it në Nigeri, Safiya Akau deklaroi se epidemia e difterisë vazhdon të përhapet në shtete të ndryshme të vendit. Ajo tha se në periudhën janar-korrik 2023, të paktën 122 fëmijë humbën jetën për shkak të epidemisë.

Sipas saj, 1.387 raste të difterisë u regjistruan në vend deri në korrik ndërsa 71.5 për qind e rasteve u panë tek fëmijët midis moshës 2 dhe 4 vjeç. “Është zemërthyese të thuhet se vetëm 22 për qind e rasteve të konfirmuara kanë patur vaksinimet rutinë të fëmijërisë”, tha Akau.

Ajo nënvizoi se UNICEF-i po rrit përpjekjet kundër epidemisë në rritje të difterisë që prek fëmijët në Nigeri.

Difteria, e njohur edhe si paraliza e shpendëve, ndodh kur mikroorganizmi i quajtur “corynebacterium diphtheriae” vendoset në fyt, hundë, sy dhe lëkurë. Sëmundja ngjitëse mund të çojë në vdekje.

Related posts

Polonia akuzon Putinin për dezinformim

admin

Qeveria britanike do të instalojë pajisje gjurmuese GPS për emigrantët

admin

SHBA-ja jep 550 milionë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën

admin