RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe liderët afrikanë thirrje për “heqjen e sanksioneve ndaj eksporteve ruse të drithit”

putin-dhe-lideret-afrikane-thirrje-per-“heqjen-e-sanksioneve-ndaj-eksporteve-ruse-te-drithit”

Rusia dhe shtatë vende afrikane të përfshira në misionin e paqes për Ukrainën, bënë thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj eksporteve ruse të drithit, transmeton Anadolu.

Kremlini publikoi deklaratën e përbashkët të liderëve të presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të misionit afrikan të paqes të përbërë nga shtate vende për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

Në takimin e parë të mbajtur më 17 qershor mes liderëve, thuhet se krahas shkëmbimit të të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, është bërë përparim në çështjet e të drejtave të fëmijëve dhe më tej theksohet se palët do të vazhdojë të tregojnë përpjekje lidhur me çështjet humanitare.

Gjithashtu bëhet thirrje për eksportin rus të drithit dhe plehut. “Liderët i bënë thirrje të ndërmerren hapa konkretë për heqjen e pengesave para eksporteve ruse të drithit dhe plehut, për të siguruar vazhdimin e zbatimit të plotë të Iniciativës së Detit të Zi të Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së e cila u miratua më 22 korrik 2022 në Istanbul”, thuhet më tej.

Në deklaratë vihet në dukje se OKB-ja duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për dërgimin në Afrikë pa pagesë të edhe 200 mijë tonëve të plehut rus, dalja e të cilit është bllokuar në disa porte të Bashkimit Evropian. “Liderët ranë dakord të vazhdojnë bisedimet mbi iniciativën e paqes afrikane për të hapur rrugën që shkon drejt paqes”, theksohet në deklaratë.

Në bisedimet e mbajtura në Shën Petersburg më 28 korrik, morën pjesë presidenti rus Vladimir Putin, liderë të Afrikës së Jugut, Kongos, Egjiptit, Senegalit, Ugandës, presidenti i Unionit Afrikan dhe presidenti i Komoreve, Azali Assoumani si dhe ministri i Jashtëm i Zambias, Stanley Kakubo.

Deklarata në fjalë u miratua në këto takime.

Related posts

Artistë portugezë bojkotojnë Eurovisionin për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

admin

Ndalohen 18 komisionerë në Gjakovë nën dyshimin për manipulim të votave

Muhamet Ramadani

Autoritetet siriane vrasin një drejtues të ISIS dhe arrestojnë një tjetër pranë Damaskut

admin