RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

78 vjet nga hedhja e bombës së parë atomike në Hiroshima

78-vjet-nga-hedhja-e-bombes-se-pare-atomike-ne-hiroshima

Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT ka shkatërruar 70 për qind të Hiroshimës, duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh.

Më 6 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore është hedhur bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni, e cila është pasuar nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki. Bomba “Little Boy” është hedhur nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT ka shkatërruar 70 për qind të Hiroshimës, duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh.

Bomba atomike ka rrafshuar me tokën çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash, ndërsa ka shkaktuar 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945 nga djegiet dhe helmimet nga rrezatimi. Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kanë kufizuar përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT të hedhur nga një lartësi 500 metra, megjithatë rreth 70 mijë persona kanë humbur jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit është shkatërruar.

Perandori i atëhershëm i Japonisë, Michinomiya Hirohito, në mesazhin e tij më 15 gusht ka deklaruar dorëzimin e vendit të tij pa kushte, duke thënë se vazhdimi i luftës do ta shkatërronte popullin japonez. Siç është thënë, Hiroshima është vënë në shënjestër për shkak të bazave ushtarake, kurse Nagasaki për shkak të industrisë së rëndë. Hedhja e bombës në Nagasaki i ka dhënë fund zyrtarisht betejave që kanë vazhduar në Paqësor. /dosja

Related posts

Serbët nisin të mblidhen në Gazimestan, Policia kërkon të hiqen bluzat me mbishkrime nacionaliste serbe

admin

Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e Jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit

rezart morina

Krasniqi takohet me Hovenierin: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje

admin