RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri saudit i Çështjeve Islame, Abdulaziz: Islami i moderuar do ta mposht ekstremizmin

ministri-saudit-i-ceshtjeve-islame,-abdulaziz:-islami-i-moderuar-do-ta-mposht-ekstremizmin

Ministri i Çështjeve Islame të Arabisë Saudite, Abdullatif bin Abdulaziz, tha se Islami i moderuar do ta mposht ekstremizmin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetën “Sharku’l Evsat”, e cila mbështetet nga Arabia Saudite, ministri Abdulaziz tha se islamofobia shfrytëzohet nga “mendjet, armiqtë e Islamit dhe disa muslimanë që nuk përfaqësojnë Islamin”.

Ai theksoi se ndërgjegjësimi kundër ekstremizmit është rritur ndjeshëm në nivel shtetesh dhe popujsh.

“Islami i moderuar do të mbizotërojë, ekstremizmi do të zhduket përgjithmonë”, shtoi Abdulaziz.

Princi i kurorës saudite, Mohammad bin Salman, pati deklaruar më herët se “Arabia Saudite do të zhdukë menjëherë idetë radikale dhe do t’i kthehet Islamit të moderuar dhe jetës normale”.

Related posts

Iz’raeli kreu më shumë se 30 su’lme në Bejrut gjatë natës

Muhamet Ramadani

DETAJET/ Një dozë ketaminë kushtonte 12 dollarë, por ia shitën 2,000 dollarë/ Si asistenti personal dhe mjekët shfrytëzuan varësinë e aktorit të ‘Friends’ për ta zhvatur dhe i morën jetën

admin

Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara

admin