RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tetë persona të lënduar nga një aksident në Malishevë

tete-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-malisheve

Tetë qytetarë kanë pësuar lëndime nga një aksident i ndodhur në mes të dy veturave, mesditën e së hënës në Fshatin Tërpezë e Poshtme në Malishevë.

Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

“Rreth orës 11:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Tërpezë e Poshtme-Malishevë (rruga Malishevë-Arllat). Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lëndime. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.

Related posts

Trump nga Samiti G7: Netanyahu duhet të jetë më i përgjegjshëm me Libanin

RTI

Katari raporton “përparim pozitiv” në bisedimet indirekte SHBA-Iran në Doha

Hevzi

Edhe dy të mitur/ Prokuroria deklarohet për ndalimin e të dyshuarve të tjerë për dhunimin e 11 vjeçares

admin