RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tetë persona të lënduar nga një aksident në Malishevë

tete-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-malisheve

Tetë qytetarë kanë pësuar lëndime nga një aksident i ndodhur në mes të dy veturave, mesditën e së hënës në Fshatin Tërpezë e Poshtme në Malishevë.

Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

“Rreth orës 11:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Tërpezë e Poshtme-Malishevë (rruga Malishevë-Arllat). Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, tetë persona kanë pësuar lëndime. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.

Related posts

Presidenti më i vjetër në botë u nis për “vizitë të shkurtër” në Evropë. S’është kthyer që dy muaj

Hevzi

OKB-ja raporton “aktivitet të konsiderueshëm” ajror dhe tokësor të Izraelit në Libanin jugor

admin

Kuvendi do ta mbajë seancën e parë për vitin 2023

admin